Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka vijuar fushatën elektorale me një miting në qytetin e Kavajës.
Mediu, i cili ka qenë i shoqëruar nga kandidati për deputet, Dashnor Bajaziti kërkoi që shqiptarët të votojnë numrin 16 në listë për të realizuar projektin e përbashkët për të ardhmen e këtij vendi.
Fatmir Mediu: “Votoni Partinë Republikane se republikanët dhe demokratët kanë një rrugë të përbashkët dhe një qëllim të përbashkët, te Shqipëria evropiane. Votoni Partinë Republikane sepse është vlera e shtuar e shpirtit të së djathtës, është partia e familjes, është partia e të drejtës, është partia e pronës, është partia e të përndjekurve”./tvklan.al