Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, zhvilloi disa takime me banorë të Tepelenës.

Duke folur mbi reformat e ndërmarra nga qeveria dhe rëndësinë e zgjedhjeve të lira kreu i Republikanëve u ndal dhe tek çështja e pronës dhe ish pronarëve.

Fatmir Mediu: “Prona private nuk ka të bëjë thjesht dhe vetëm me politikën, por ka të bëjë me qytetarin me të drejtë. Në qoftë se duam të shkojmë në Bashkimin Evropian prona private është elementi thelbësor. Idetë e shoqatës “Pronësi me drejtësi” kanë qenë ligje për ne në parlament. Kam firmosur unë si deputetët dhe kolegët e tjerë për të mbështetur iniciativat e tyre dhe sot me anëtarësimin në NATO dhe padyshim me afrimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, me kandidimin që ne bëjmë, me aplikim për vend kandidat kjo është çështja primare dhe nuk mund ta mohojë kush se pa Partinë Republike kjo çështje nuk do të ishte aty ku është.”

Po kështu, ne këtë takim Mediu prezantoi Dritan Hotajn si kandidat për deputet te Partisë Republikane ne Tepelene./tvklan.al