Ministri i Drejtësisë, Fatmir Xhafaj, ka paralajmëruar gjyqtarët se viti dy mijë e katër do të jetë viti i reformave dhe kryesisht i luftës kundër korrupsionit dhe mitmarrjes, e cila reflektohet dhe në drejtësi. Asnjë gjyqtar nuk është dënuar deri tani për mitmarrje, është shprehur Xhafa, duke shtuar se publiku është i ndjeshëm ndaj faktit se shpesh në gjygje fiton më i pasuri.
Famir Xhafaj : “Gjatë periudhës së tranzicionit, gjyqsori ka qënë jo rrallë i detyruar t’i paguajë harraç politikës. Sot qevrisja nuk ka pse të pagujë harraç për segmente individual të korruptuar në sistemin e drejtsisë. Duke llogaritur t’ardhurat, unë i konsideroj ato ende modeste. Ka gjyqtarë që nuk do të kishin mundsi të justifikonin burimin dhe pastërtinë e pronësive të caktuara apo të nivelit të jetesës të papërputhshëm me to. Gjykatsi ësht grabitës….”
Xhafaj ka paralajmëruar dhe ngritjen e një komisioni për reformat e rëndsishme legjislative, që pritet të ndërmerren në vitin dy mijë e katër./tvklan.al