Një një intervistë ekskluzive në emisionin “Opinion” në Tv Klan, deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka folur për herë të parë publikisht pas 6 vitesh në një emision televiziv për dosjen “Babalja”.

Ndër të tjera lidhur me këtë çështje, Xhafaj është pyetur nga gazetari Fevziu për arsyen e dorëheqjes si ministër dhe nëse ka qenë kryeministri Rama që e ka larguar. Socialisti është shprehur se ai ka dhënë vetë dorëheqjen dhe se kryeministri Edi Rama është njohur me këtë vendim përmes dokumentit të shkruar.

Gjithashtu Xhafaj ka theksuar se jo vetëm Kryeministri, por edhe partnerët strategjik që sipas tij i kanë kërkuar që të mos japë dorëheqjen, nuk kanë qenë në dijeni për këtë vendim dhe se këtë gjë e dinte vetëm familja e tij. Xhafaj zbulon edhe arsyet e këtij vendimi.

Blendi Fevziu: Pse ju largoi Rama nga ministër i Brendshëm?

Fatmir Xhafaj: Nuk më ka larguar Rama, kam ikur unë.

Blendi Fevziu: Pse?

Fatmir Xhafaj: Kam dhënë dorëheqje me shkrim. Edi Rama e ka marrë vesh që unë po iki nga ministër kur i ka shkuar dorëheqja me shkrim. Jo vetëm Edi Rama, por edhe partneret e kanë marrë vesh kur e kanë parë në media. Megjithëse kishin ardhur në zyrën time partnerët strategjik të këtij vendi dhe më kishin kërkuar që asnjë mënyrë nuk duhet të ikja e të lija detyrën për këtë gjë sepse ishin të bindur në pafajësinë time dhe në drejtësinë e asaj që po bëja.

Blendi Fevziu: Po pse e dhatë dorëheqjen se këtë se di?

Fatmir Xhafaj: Që unë kam dhënë dorëheqjen e kanë ditur vetëm familja ime dhe tekstin e dorëheqjes e ka korrigjuar vajza ime e madhe që është kritikja ime më e madhe për çdo gjë që bëj.

Fatmir Xhafaj:Dorëheqjen e kam dhënë për disa arsye sepse e gjithë kjo gjë u bë e padurueshme në një moment dhe po vinte në dyshim integritetin tim. Mbi Policinë u ushtrua një trysni e madhe. Natyrisht çfarëdo të ndodhte duke qenë unë ministër i Brendshëm asnjë nuk do ta besonte dhe mua më interesonte më shumë e vërteta e familjes sime sesa karrigia ime. Nëse unë do të isha ministër i Brendshëm, të gjithë do të thoshin që nëse do jepej ky vendim që u dha të gjithë, do të thoshin që e ka futur në burg ministri i Brendshëm. Kjo ishte një arsye. Natyrisht mund të kishte edhe arsye të tjera dhe kanë qenë një tërrësi faktorësh. Vendosa një ditë të bukur dhe u largova.

/tvklan.al