Kryeinspektorja e deklarimit të pasurive Fatmira Laskaj ka gjetur kohë, gjatë trajnimit që po kryen me 5 bashkëpuntorët e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të hedhur poshtë akuzat e opozitës. Në një deklarim telefonik për Televizionin Klan nga Washington-i zonja Laskaj tha se do të zbatonte ligjin me këdo zyrtar i cili nuk ka deklaruar të vërtetën në deklaratat e pasurisë. Laskaj theksoi se po verifikohen edhe pasuritë e politikanëve, pëfshirë presidentin dhe kryeministrin, por nuk ka deklaruar se sa do të zgjasë ky proces. Laskaj tha se shtypi duhet të tregohet i duruar, ndërsa me publikimet e fundit veçse ka shkaktuar tension sipas saj, në institucionin që ajo drejton. Në rast se Laskaj dhe bashkëpuntorët e saj do të konstatojnë të dhëna të pavërteta, ky inspektoriat do t’ua kthejë deklaratat politikanëve dhe do t’i padisë ato në prokurori. /tvklan.al