…të kalojë disa nga momentet më të vështira në postin e kreut të këtij inspektorati.
Ajo që e shqetëson më shumë Laskajn është dublimi i pasurive të zyrtarëve dhe fshehja e transaksioneve nga banka.
Fatmira Laska: “Realisht ka disa banka që për interesa të tyre individuale nuk e shohin fort mirë shqetësimin në interesin e shoqërisë. Mbase, mbase këta organizmat ndërkombëtarë duhet të veprojnë dhe të ndalojnë edhe veprime të tjera. Për shembull na vjen dhe informacioni që zyrtarë të ndryshëm në disa banka kanë të drejtë të hapin me një kartë, qoftë edhe me një element identiteti tyre, dhe të tjerët mund të ndryshojnë dhe mjaft të disponojnë një kartë dhe një numër përkatës dhe në këtë rrethanë krijojnë paksa vështirësinë të mund të evidentojë realisht që kjo e ardhur është pikërisht dhe i përket këtij funksionali”./tvklan.al