Të shumtë janë personalitetet që i dhanë lamtumirën e fundit shkrimtarit të madh Ismail Kadare. Nuk mungon kolegët e tij dhe artistë të tjerë.

Shkrimtari i mirënjohur Fatos Kongoli e ka konsideruar Ismail Kadarenë si një shkollë letrare, proza e të cilit është e paimitueshme.

“Një shkrimtar i madh i përmasave botërore, është njeriu që ka bërë për Shqipërinë.  Unë e kam adhuruar gjithmonë Kadarenë si autor. Kemi pasur një mik të përbashkët. Vila e Kadaresë në Qerret ishte ngjitur me të mikut tonë, aty takoheshim shpesh. Më ndodhte që takoheshim dhe në raste të ndryshme. Muhabetet tona kanë qenë nga më të bukurat, sepse Ismaili ishte i çliruar komplet nga gjithçka dhe fliste në mënyrën më të lirshme. Nuk ka rëndësi se çfarë flisnim. Ismaili nuk është shkrimtar i zakonshëm, ai është shkollë letrare. Shumë shkrimtarë të rinj e imitonin, mirëpo proza e Kadaresë është e paimitueshme. Është një shkrimtar i pavdekshëm”, tha Fatos Kongoli.

/tvklan.al