Lajme Arkiva 2004
Kryeministri Fatos Nano vlerësoi në analizën vjetore të qeveris se ka përfunduar faza e emergjencës legjislative dhe se Shqipëria për vitin 2003, është karakterizuar nga një rritje ekonomike 6% krahasuar me një vit më parë. Ama shefi i mazhorancës në plot 80 minuta shpalosi pika e dobëta të qeverisë drejtuar prej tij, duke prezantuar tablonë e reformave të thella për çdo sektorë që lidhet me lëvizjen e lirë.
Fatos Nano: Shteti ka aktualisht një arkitekturë qeverisëse, vende- vende ende të çoroditur, të përbërë nga institucione qendrore, rajonale, lokale, dhe qendrore në nivel lokal, që është ndërtuar përgjithësisht i pambështetur në kritere të njësuara. Drejtësia e vendimeve gjyqësore është ende një makth i qytetarëve dhe institucioneve, për pasojë rruga për vetëgjyqësi mbetet i hapur dhe krimi që buron prej saj është ende me nuancë shumë të rënda. Mungojnë të dhënat e plota dhe reale mbi shkallën e varfërisë në nivel lokal, veçanërisht për zonën rurale. Politikat tona për të ulur varfrin dhe për të mbrojtur të varfrit veçanërisht në zonat rurale nuk kanë dhënë rezultatet e pritshme krahasuar me një realitet ku një numër i konsiderueshëm familjesh që duket se është shumë më i madh nga ai i deklaruar nga vlerësimet e kursyera zyrtare, jeton me burime mjaft të pakta jetese, ose në varfëri të plotë. Ritmet aktuale të punësimit me ndërmjetësimin e zyrave të punës tregojnë qartë se pothuajse kemi dështuar me zyrat e pulsimit, duke i kthyer ato thjesht në mbajtëse evidencash punësimi. Nuk mund të vazhdojmë nën ankthin permanent e mos na korruptohet ndonjë polic i kufirit, që të lejojë ndonjë trafik dhe as me shqetësimin e mungesës së fondeve, për sigurimin e mjeteve moderne që ndihmojnë në luftë kundër trafiqeve, apo krimit të organizuar. Të gjitha këto duhen siguruar me çdo kusht, qoftë edhe duke përdorur fondet e buxhetit relativisht të varfër të shtetit, ky është prioritet sepse lidhet me detyrimin kushtetues të shtetit, për të siguruar lëvizjen e lirë të shtetasve të tij. Në Evropë nuk mund të lëvizim nëse vazhdojmë të demonstrojmë, krim të organizuar apo trafiqe, nëse vazhdojmë të demonstrojmë paaftësi për të menaxhuar kufijtë shtetëror. Shteti që nuk ka të inventarizuar shtetasit, nuk mund të ndërtoj politika të suksesshme. Thash pak më parë se kemi përfunduar reformën ligjore në këtë fushë, por ende mungojnë veprimet konkrete për krijimin e data base-it qendror të regjistrit civil, si dhe për pajisjen e shtetasve me dokumente të standardeve evropiane.
Shefi i qeverisë Fatos Nano deklaroi se në administratën publike, nuk është respektuar procesi i zgjedhjes dhe konkurrimit.
Fatos Nano: Administrata publike nuk mund të vazhdojë të presë 4 muaj përtë plotësuar një vend pune. Përzgjedhja nga titullari midis tre kandidatëve me renditjen më të mirë , ka rezultuar gjithashtu shumë subjektive.
Kryeministri sugjeroi reformim të policisë bashkiake dhe asaj ndërtimore, rol rregullator të shtetit për strehimin duke ndërtuar banesa me fonde publik, reformim të ligjit për urbanistikën dhe zgjidhje përfundimtare të legalizimeve./tvklan.al