Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Lideri socialist Fatos Nano në kuadër të kuvendimit të madh dhe të ndryshimit e ripërtëritjes së PS, ka nisur turin e tij në bazë. Jo rastësisht Nano ka zgjedhur pikërisht zonën e kundërshtarit të tij, liderit të LSI Ilir Meta.

Gjatë takimit me dyer të mbyllura me kryesinë e partisë së Skraparit, Nano ka kritikuar anëtarët e kryesisë për shkëputje me bazën. Me bindje se Skrapari nuk ëhstë i atyre që morën nga PS dhe ikën prej saj, Nano u ka kërkuar atyre që të dalin nga zyrat e të takojnë njerëzit. Ai ka thënë, se Meta punon me Berishën dhe kundër jush. Meta do që të humbasë PS, ka thënë Nano.

Ndërsa në fjalën e tij para popullit të Poliçanit, Nano tha:

Fatos Nano: “Ne do të ndërtojmë për shkak se juve ju kemi më të besuarit edhe një institucion riedukimi të sigurisë së lartë në Poliçan. U kam dhënë detyrë të veçanta gjithashtu, ministrave të mbrojtjes dhe të ekonomisë, që në bashkëpunim me sipërmarrës të shquar privat, vendas dhe të huaj, të sjellin në kushte zbatimi projektet e riaktivizimit të uzinës së municioneve për ta rivënë atë në funksionim, duke i ndryshuar destinacionin për prodhime civile. Nuk ka më nevojë për predha e fishekë, apo kallashnikovë, sepse po shtohen gëzimet që kërkojnë më shumë fishekzjarrë apo lëndë plasëse që nxisin ndërtimin e infrastrukturave moderne..”/tvklan.al