Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Gazetarja:- Zoti Nano si e mendoni për bërjen e komisionit për paktin e stabilitetit? Mendoni se mund të ngrihet ky komision pa pjesmarrjen e opozitës?
Fatos Nanos:- Formula e miratuar është përfaqesim proporcional i partive parlamentare dhe mbi këtë bazë në përbërje prej 13 vetash sigurohet përfaqesimi i duhur. Normalisht opozita ka vendin e saj dhe do të ishte problem i moralit të saj politikë nëse do të linte sërisht vende bosh, aty ku duhet të përfaqësoj interesat e zgjedhësve.
Gazetarja:- Mendoni se do ta realizoj qëllimin për të cilin është ngritur ky komision?
Fatos Nanos:- Detyra e këtij komisioni është të koordinojë punën e të gjithë aktorëve që ngarkon Kushtetuta dhe vetë kuvendi, të qeverisë dhe shoqërisë civile gjithashtu.
Gazetarja:- Si e komentoni reagimin e ashpër të opozitës ndaj këtij komisioni?
Fatos Nanos:- Opozita nuk mund të përfaqesohet më me dy-tre vetë që ngrenë zërin në mënyrë të pa llogjikshme dhe pa argumente as politike as ligjore duke humbur bashkëpunimin. Nuk mendoj se opozita mund të vazhdojë të jetë një opozitë e e rrugës.
Gazetarja:- Në lidhje me grevën e urisë, a mendoni se rrezikohet qeverisja socialiste?
Fatos Nanos:- Greva e artisteve është një çështje që nuk rrezikon asgjë tjetër perveçse shëndetin e pjesmarrësve, moralin e tyre, por është një shfaqe sërisht e mungesës së kulturës për të zgjidhur me dialog problemet. Problemet e ligjit që reformon artin, nuk besoj se mund të sjellin ndonjë rrezik.
Gazetarja:- Ndërkohë është folur që qarqe të caktuara brenda PS, po sulmojnë kryeministrin Meta. Keni djeni ju për një gjë të tillë?
Fatos Nanos:- Nuk me figuron asnjë qark, ndonjeë qark i tillë që bëhet nëpër kafene apo zyra nga njerëz që nuk i përkasin PS./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego