Një fëmijë ka përfunduar në terapi intensive në spital pasi u la me kokë poshtë në ujë për më shumë se 3 minuta. Mësohet se ai ishte dërguar në një qendër përkujdesjeje për fëmijë për të mësuar notin.
I vogli, vetëm 10 muajsh, u rrokullis teksa po qëndronte në komardare në një pishinë të vogël. E ëma e tij kishte dalë për të marrë ajër të pastër, ndërsa stafit i kishte shpëtuar nga vëmendja se djali i vogël po rrotullohej rreth pishinës me kokën nën ujë.
Pas disa minutash ishte një prej punonjësve që tërhoqi fëmijën nga pishina. Djaloshi arriti të shpëtonte pasi u dërgua menjëherë në spital.
Ngjarja u zbulua pasi ishte vetë babai i fëmijës që bëri publik rastin. Ai kërkon drejtësi për djalin e tij ndërsa bën thirrje që njerëzit të bëjnë kujdes me qendrën e përkujdesjes.
Nga ana tjetër përfaqësues së kompanisë së përkujdesjes kanë kundërshtuar duke thënë se fëmija është lënë vetë nga prindërit pa mbikëqyrje./tvklan.al