Lajme Arkiva 2003
Kjo është gjysma e familjes Zyberi nga Gjinaj e Kukësit që ka gjetur strehën në shtëpinë e fëmijës në kryeqytet. Më i madhi nga të 5 fëmijët këtu është Shani 17 vjeç. Ymeri 13, Floria 9, Xhemilja 7 dhe më i vogli Iliriani 6 vjeç. Tashmë janë në një orë mësimi. Pothuajse asnjëri prej tyre nuk di shkrim e këndim.
Ka qenë një ditë e lodhshme për ta. Kanë shkuar te mjeku dhe kanë vizituar të vëllanë në spital. Më të voglit ndihen më mirë këtu ndërsa Shane mendon të kthehet në shtëpi së bashku m familjen. Ai për gati dy vjet ka qenë larg saj dhe nuk njihte Armirin dhe lajmin e vdekjes së tij e ka mësuar nga ekrani.
Shane: U ktheva nga Greqia pastaj kam ndejtur dy netë te vëllai në Durrës. E pashë në televizor.
Gazetarja: Pastaj u detyruat të ktheheni në shtëpi?
Shane: Po.
Gazetarja: Ku vajtët atje çfarë patë?
Shane: Asgjë s’kishte ngelur.
Gazetarja: Shkuat patë vëllain e sëmurë po tjetër?
Shane: Jo, vëllain e kam parë të vdekur. As nuk e kam njohur.
Gazetarja: Ke ndier keqardhje apo mall megjithëse nuk e ke njohur?
Shane: Po. Kam pasur shumë mall, kam pasur shumë dëshirë ta shikoj. Shane tregon për shtëpine dhe përse e mori rrugën e Greqisë që 15 vjeç. Në shtëpi s’ka agjë. I mora borxh xhaxhait tim dhe shkova në Greqi.
Drejtori i shtëpisë së fëmijës shprehet se 5 fëmijët do të trajtohen njësoj si 80 fëmijët e tjerë jetim.
“Mbrëmë ata i pritëm me tufa me lule për tu krijuar një mjedis të ngrohtë, vëllazëror, fëminor dhe besoj se shpejt, përsa i përket aspektit të rehabilitimit fizik dhe shëndetësor do ta marrin veten. Përsa i përket rehabilitimit të tyre me kushtet e reja të jetesës sigurisht është një proces më i gjatë, ne po hartojmë programet tona të punës mbi bazën dhe në gjendjen konkrete të tyre“./tvklan.al