Kombëtarja e volejbollit të femrave fitoi edhe ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Europës të argjendtë.
Vajzat kuqezi mundën Gjeorgjinë me rezultatin 3 – 0 me sete në përballjen e luajtur të mërkurën në Tiranë. Një tjetër sukses për Shqipërinë që në 6 ndeshje fitoi 5, duke e mbyllur në kuotën e 14 pikëve në vendin e dytë.
Skuadra e Altin Martirit do të marrë pjesë në fazën finale që do te zhvillohet më 16 dhe 17 qershor në Suedi me përfaqësuesen vendase. Fituesi i turneut ngjitet në Ligën e Europës të artë.
Tv Klan