Përsëri dy variante rezultatesh për të njëjtin votim. Do të jetë seanca plenare e ditës së nesërme ku do të zbardhen përfundimet e palëve në komisionin e fajdeve, për hetimin e transparencës Shqiptare për trajtimin e fenomenit fajde.
Kanë qënë paratë apo politika argumenti që i ka ndare kësaj here të majtët nga të djathtët.

Preç Zogaj: “Janë disa çështje themelore për të cilat nuk jemi marrë vesh. Sipas ligjit duhej bërë fillimisht kontrolli dhe pastaj marrja në administrim, siç bëhet edhe me një të sëmurë, vizitohet njëherë pastaj shkruhet receta. Nuk mund ti shkruash recetën pa e vizituar dhe nuk mund ta vizitosh pastaj përgjatë kohës që ai merr ilaçe të cilat ndryshojnë nga 3 mujori në 3 mujor. Kjo është një ndarje themelore konceptuale. Së dyti jemi ndarë për vlerësimin e modifikimit të kontratës nga ana e Ministrit të Financës”.

Po sipas iniciatorit të këtij komisioni, deputetit Zogaj, prokuroria do të ketë ç’të hetojë pas paraqitjes së raporteve në parlament.

Preç Zogaj: “Ne kemi formuluar një rekomandim të përgjithshëm për prokurorinë, ku i kërkojmë që të rihetojë çështjen Gjallica, në këtë pikë pak a shumë kemi qënë dakort dhe me kolegët socialistë, sepse bëhet fjalë për shuma të mëdha të zhdukura dhe të depozituara në banka për të cilat nuk është hetuar. Ne do ti dërgojmë një nga një pastaj dosjet që kemi marrë në administrim për çështje të ndryshme dhe që lidhen me vetëadministrimin e aseteve të kompanive të ndryshme”.


Ndërësa bëhet fjalë për transparencë në asnjërin prej raporteve nuk pritet të përmenden emra politikanësh të implikuar seriozisht në firmat piramidale, apo qoftë edhe në procesin e transparencës”./tvklan.al