Lajme Arkiva 2003
Fëmijët e ngujuar prej hakmarrjes e gjakmarrjes dhe ata që kanë braktisur shkollën për arsye ekonomike tani vuajnë vetminë, stresin, ankthin dhe pasigurinë. Në tre qytete të vendit Shkodër, Pukë e Lezhë janë identifikuar 160 fëmijë që kanë braktisur shkollën.
Këto janë vërejtur pas një studimi dhe vlerësimi të gjendjes sociale të fëmijëve që kanë lënë në mes arsimimin e detyrohen të mbartin peshën e hakut.
Qendra në Dobi të Gruas dhe fondacioni i zgjidhjes së konflikteve menduan të ndihmojnë këtë pjesë të ngujuar nga gjakmarrja nëpërmjet këshillimeve të mësuesve të këtyre zonave.
Me një projekt të veçantë të financuar nga donatorë të huaj Heids dhe Cordate 15 mësues nga Shkodra, Puka dhe Lezha janë trajnuar për zbutjen e situatave konfliktuale .
Nënave me fëmijët e tyre të ngujuar do tu jepet asistencë psikologjike dhe sociale për paqe dhe çlirim nga stresi. Programi konsiston në dhënien e mësimit fëmijëve njëkohësisht nëpërmjet televizionit dhe ndjekje konkrete nga mësuesit në shtëpitë e tyre.
Vërtetë fëmijëve do tu mungojë shkolla dhe shokët por pranë tyre do të jenë mësuesit me libra në dorë./tvklan.al