Ne prag te sezonit turistik kur interesi i turisteve për te njohur bregdetin dhe natyrën shqiptare është rritur ndjeshëm vjen ne ndihme te tyre e para zyre e shërbimit turistik rajonal, qe i bashkohet prioritetit te qeverise shqiptare për ta kthyer turizmin ne industrinë prioritare te prodhimit të të ardhurave ne vend.

Dy funksione kyçe qe kjo zyre do te përfshijë ne politiken e saj turistike do te jene mbledhja e informacionit dhe shpërndarja e turisteve sipas guidave te përcaktuara.

Po kështu, për here te pare kjo zyre do te mbledhë ankesat e turisteve për cilësinë e guidës turistike, një përparim ky qe ne baze te ligjit te turizmit e afron gjithnjë e me shume turizmin shqiptar me atë evropian, ku turisti ndihet i mbrojtur ligjërisht.

Ferdinand Xhaferraj: “Duke pasur shpërndarjen e turizmit sipas destinacioneve kjo e dhënë do të na shërbejë që ne në vitin pasardhës të bëjmë politika më të mira përsa i takon shërbimit turistik. Këto zyra në një nga detyrimet kryesore do të kenë për të dëgjuar ankesat e turistit, ankesat e turistit përsa i takon cilësisë së guidës turistike, cilësisë së agjencisë së udhëtimit, cilësisë së restoranteve apo cilësisë së hoteleve dhe ligji parashikon deri aty sa në funksion të ankesave të turistit mund të shkohet deri në dëmshpërblim financiar në qoftë se ajo që i është ofruar turistit vendas apo të huaj nuk përputhet me atë që ai gjen në praktikë.”

Kjo zyre qe do te ndiqet nga simotra te saj neper te gjitha zonat turistike do te mundësojë bashkëpunimin me dikasterin e kulturës, qeverisjen vendore dhe operatoret turistike ne vend, ne mënyrë te tille qe destinacionet e turizmit shqiptar te jene te vizitueshme për te gjithë turistet qe dëshirojnë te njohin rivierën, alpet dhe monumentet historike te Shqipërisë./tvklan.al