Ka nisur sot Rally Albania 2010. Gara jashtë rruge një javore në të cilën marrin pjesë motorë, makina dhe kuat, motorët me 4 rrota dhe 150 garues ka patur startin e saj një qendër të Tiranës.

E veçanta ishte se në mënyrë simbolike, këtë start e ka sinjalizuar kryeministri i vendit, Sali Berisha

Kjo garë është një mundësi e mirë, ka thënë kryeministri, për të zbuluar bukuritë e hershme të vendit tonë. Ai e sheh këtë si një dritare për të promovuar turizmin në Shqipëri.

Më pas njëri pas tjetrit garuesit kanë kaluar startin për të nisur garën. Në këtë edicion të Rally Albania marrin pjesë garues nga shtete të ndryshme si Italia, Greqia, Spanja, Holanda, Zvicra e të tjerë./tvklan.al

Gazetar: Erjon Todhe