Kush cënon dhe
abuzon me sigurinë ushqimore nuk do të ketë asnjë tolerim. Kryeministri ka përsëriturse ndryshimet në Kodin Penal që priten të miratohen në parlament brenda këtijsesioni ka parashikuar masa drastike ndëshkimi për abuzuesit.“ Ne kalojmë
Kodin Penal në Parlament këtë sesion, me masa shumë drastike për sigurinëushqimore. Do të goditen shumë rëndë të gjithë ata që abuzojnë dhe nga anatjetër duhet tu japim edhe mundësinë që të gjykohen në mënyrë të pakontestueshmenga pikëpamja shkencore”.Gjatë vizitës në një
fabrikë farmaceutike që i shtohet tregut vendas të prodhimit të barnavekryeministri dhe ministrja e Shëndetësisë vlerësuan këtë investim prej 20milionë Eurosh si vlere te shtuar për tregun farmaceutik ndërsa sipas tyrefabrika e 7 e barnave ne vend do te ndikoje dhe për uljen e çmimit te ilaçeve qëtregtohen në vend.“Ne kemi një treg
rreth 199 milion euro në vit, ndërkohë që tregtojmë nga prodhimi vendas 22milion euro. Kompani të tilla janë një vlerë e shtuar jo vetëm për ngapikëpamja e alternativave që ato do krijojnë në tregun vendas, por gjithashtuedhe sa i përket tregut të huaj, sepse do të vijë në kosto më të ulëta”.Rama lajmëron se është duke u vlerësuar mundësia nga qeveria për një bashkëpunimi mes kësaj kompanie dhe Agjencisë Kombëtare të Ushqimit në mënyrë që të gjitha produktet ushqimore të prodhuara në vend të marrin vulën e cilësisë dhe të sigurisë nga ky laborator modern.
Tv Klan