Darka festive për ditëlindjen e nipit u kthye në mort. Lavdosh dhe Lefteri Begaj, ishin bërë gjyshër për herë të parë dhe po shkonin në një restorant në periferi të Tepelenës për të festuar së bashku me krushqit e tyre, por nuk mbërriten dot për shkak të aksidentit që u mori jetën.
62-vjeçari Lavdosh Begaj, po drejtonte makinën “Toyota” ku pasagjerë kishte bashkëshorten, krushqit Jani dhe Lavdie Meta dhe nënën e moshuar të Jani Metës. Në “bypass”-in e Tepelenës, makina e tyre u përplas nga një Benz që drejtohej nga 42-vjeçari Riza Rrapaj, i cili gjithashtu humbi jetën pasi humbi kontrollin e mjetit. Nga përplasja e fortë, ndërroi jetë edhe e moshuara Afërdita Meta.
Të 4 viktimat e aksidentit, banues në Memaliaj u përcollën këtë të hënë për në banesën e fundit. Aksidentit të rëndë i shpëtuan çifti Jani dhe Lavdie Meta, të cilët janë shtruar në spitalin e Traumës.
Sipas informacioneve nga bluzat e bardha gjendja e tyre është e rëndë dhe po mbahen në monitorim. Ndërkohë që policia e Gjirokastrës ka arrestuar për aksidentit 46-vjeçarin që drejtonte automjetin e tretë të përfshirë në aksidentin tragjik.
Klan News