5 % më shumë rezervime krahasuar me vitin e kaluar

Jo vetëm në festat e fundvitit, por shqiptarët kanë shfrytëzuar edhe javën e parë të janarit për të pushuar jashtë vendit. Operatorët turistikë thonë se rezervimet gjatë kësaj periudhe kanë shënuar një rritje të lehtë krahasuar me atë të një viti më parë.

“Këtë vit kemi vënë re një rritje të vogël të numrit të rezervimeve me 5% krahasuar me vitin e kaluar”.


Rajoni mbetet sërish më i preferuari për pushuesit shqiptar. Kryesojnë Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Preferojnë Ulqinin, Podgoricën, Strugën, për shkak se ka më shumë aktivitete për pushuesit që shkojnë nga Shqipëria. Edhe Kosova është një nga destinacionet.

Turet kulturore mbeten po të kërkuara gjatë fundvitit.

“Janë destinacione si Berlini, Barcelona, Budapesti apo edhe Dubai që patëm rezervim këtë fundvit”.

Paketat turistike më të preferuara vijojnë të mbeten 2 apo 3 ditore.

Tv Klan