Me rastin e përfundimit të muajit të madhnushëm të ramazanit mijra besimtarë elbasanas dhe të zonave përreth u mblodhën në Pallatin e Sportit “Tomorr Sinani”. Në faljen e tij të përshëndetjen myftiu i këtij qyteti Halit Muharremi ju rikthye edhe njëherë çështjes së Namazgjasë. Myftiu u shpreh se muaji i ramazanit shërbeu si muaji i faljes së kontraditave që shpërthyen në komunitetin e myslimanëve të Elbasanit për pronën e Namazgjasë. Bashkë me 40 imamët firmëtarë do të çojnë në fund transparencën e kësaj çështjeje, garantojë myftiu. Muharremi ka përfituar nga rasti të falë publikisht Baudin Gashin një nga komisionerët më aktiv të Namazgjasë. Ndërkohë që të gjithë komisionerët e Namazgjasë kanë qënë të pranishëm në ceremoninë e faljes dhe ceremoninë e pritjes së personaliteteve të organizuar nga myftinia.
Mijra e mijra besimtarë mysliman në qytetin e Durrësit u mblodhen sot në Pallatin e Sportit për të falur Bajramin. Në këtë mënyrë ata i kanë dhënë fund sakrificës së agjërimit për 30 ditë me rradhë. Që në orët e para të mëngjesit besimtarët jo vetëm nga qyteti por edhe nga fshatrat rreth Durrësit kishin ardhur për të kremtuar festën. Të gjithë sëbashku ata kanë dëgjuar predikimet e mbajtura ku mbizotërojë thirrja për paqe dhe bashëjetesë. Pas faljes besimtarët kanë uruar njëri tjetrin për një vit më të mirë.
Ndërësa në Shkodër janë mbledhur në xhaminë më të madhe të këtij qyteti dhe ceremonia është drejtuar nga kryemyftiu Haxhi Bashkim Bajraktari. Pas faljes së Bajramit të madh në orën 7 e 27 minuta përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare në Shkodër si dhe drejtuesit e autoriteteve lokale kanë uruar besimtarët mysliman për faljen e Bajramit./tvklan.al