Është zhvilluar për të parin vit nata e bardhë në qytetin bregdetar të Durrësit. Mijëra qytetarë dolën në rrugët e qytetit për t’ju bashkangjitur aktiviteteve të ndryshme.
Dy skena koncertesh ku interpretuan rryma të ndryshme muzikore, dj për gjatë gjithë shëtitores dhe një ekran gjigand ku u shfaqën filma të ndryshëm kanë ndezur atmosferën festive të natës së bardhë.
Autoritetet lokale synojnë që kjo natë të kthehet në një traditë të përvitshme të qytetarëve duke i shtuar një tjetër eveniment jetës kulturore. Qytetarët kanë shijuar dhe shëtitjen përgjatë gjithë natës, ndërkohë që kanë festuar deri në orët e para të mëngjesit./tvklan.al