Këngëtarja e njohur Elvana Gjata sot feston 34-vjetorin e lindjes. Ajo deri ta ka zbuluar se ditëlindjen e ka festuar vetëm me prindërit, të cilët i kishin shkuar në banesë me një tufë me lule.
Duke qenë se e gjitha bota është në një situatë pandemie nga Covid-19, duket se Elvana ka zgjedhur që këtë ditëlindje ta festojë pa miqtë dhe pa festë të madhe.
Por në këtë ditë të shënuar për të këngëtarja ka zgjedhur të bëjë një dhuratë për të gjithë fansat. Sot ajo ka publikuar këngën e saj më të re me titullin “Thirr”.
Pa bërë asnjë lajmërin Elvana Gjata ka publikuar këngën, e cila është një baladë e ndjerë.
Kujtojmë se këngëtarja ka disa kohë që është shkëputur nga skena dhe daljet e saj në media janë shumë të rralla./tvklan.al