Elvana Gjata është një prej këngëtareve më të dashura shqiptare për publikun. Ajo poston shumë rrallë në rrjetet sociale, por këto ditë gjatë një udhëtimi me familjen teksa është në timonin e makinës ajo ka ndarë me ndjekësit e saj disa video.
“Plot gëzim makina jonë,” shkruan Elvana Gjata në videon e cila nis me kërkesën e të afërmve për të hequr telefonin teksa është në timon dhe përfundon me pyetjen e Elvanës për të mamanë.
Ndiqni videon më poshtë:
Këngëtarja shfaqet me një “hoodie” rozë dhe kapuç të zi, të komentuara këto me shaka nga aktori i humorit Ermal Mamaqi.
“Njerëzit s’kanë bukë të hanë, ti vesh kshu kapelesh…dhe me makinë që bën më shumë se 6.500 euro me targa,”- ka shkruar ai. /tvklan.al