Askush nuk uron ta shohë qoftë edhe një herë të vetme derën e spitalit. Kjo bindje të përforcohet më shumë sapo kalon pragun e spitalit rajonal të Fierit.

Ambientet e brendshme nuk i ngjajnë aspak një institucioni që duhet të dallojë nga higjiena dhe përkujdesja.

Godina është thuajse tërësisht e amortizuar me ambiente ku mungon ndriçimi, mure me lagështirë dhe tavane gjysmë të rrëzuara.

Najada Nahiqi: “Ka probleme thuajse në gjithçka, qoftë në infrastrukturë, qoftë probleme hidraulike, qoftë probleme elektrike duke filluar që nga izolimi i tarracave.”

Si të mos mjaftonte kjo, në spital mungojnë disa prej shërbimeve bazë. Qytetarët sorollaten prej 9 muajsh për shkak të daljes jashtë funksionit të aparaturës së radioskopisë.

Najada Nahiqi: “Për shkak të luhatjeve të herë pas hershme të tensionit aparati ende paraqet probleme, paraqet vetë si aparaturë probleme, por është ekzaminim që pacientëve u është ardhur në ndihmë përmes ekzaminimeve të tjera grafisë dhe fibroskopisë për ekzaminimin e mushkërisë dhe të stomakut.”

Spitali nuk ka kuzhinë të veten, por për momentin shfrytëzon atë të maternitetit.

Përveç mangësive ajo që nuk mund të shihet është vetëm menuja e ditës. Për ta servirur tek të sëmurët, punonjëset e duhet të përshkojnë një distancë prej 300 metrash duke kaluar mes turmës së njerëzve.

Najada Nahiqi: “Duke qenë se transportohet në enë të izoluara mendohet se nuk shkelen kushtet themelore higjieno-sanitare.”

Premtimi për ndërtimin e një spitali të ri ka bërë që në godinën aktuale të mos vihet dorë prej vitesh. Në këto kushte të vetmit që urojnë të mos ndeshen me këtë realitet janë qytetarët./tvklan.al