Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Megjithëse janë ditët e para të Dhjetorit, atmosfera e festës ka filluar të shihet sidomos nëpër tregjet e shitjes me shumicë. Tregtarët sapo kanë filluar që të furnizojnë dyqanet e tyre me mallrat e para që i takojnë kësaj feste. Lodra nga më të ndryshmet, pemët e Vitit të Ri, si dhe zbukurimet e tjera që shoqërojnë pemën.
Në tregun pranë Medresesë janë shfaqur ndërkohë edhe tregtarët e ardhur nga rrethet, kanë ardhur për t’u furnizuar qysh tani për mallrat që i korrespondojnë kësaj feste.
Tregtarja:- “Jam tregtare, kam dyqan dhe po përgatitem për furnizimin e Vitit të Ri. Kam marrë shumë lodra për fëmijë. Çdo vit merrem me këto mallra për Vitin e Ri”.
Tregtari:- “Kemi bërë furnizimin si çdo vit dhe festat këtu tek ne Viti i Ri ka shumë punë me këto lodrat dhe kemi marrë disa furnizime me çmime të arsyeshme”.
Ndërsa këtu në hyrje të rrugës që të çon në tregun Çam, krahas furnizimit me lodra, pemë etj, vetë tregtarët kanë bërë dhe zbukurimin e hyrjes së rrugës. Për qytetarët nuk është herët për të blerë atë çka duhet për këtë festë./tvklan.al