Lajme Arkiva 2003

Në aeroportin e Rinasit “Nënë Tereza” apo ka filluar që të zbatohet projekti i kontrollit të trafikut ajror, gjithashtu një projekt tjetër që ka të bëjë me aeroportin “Nënë Tereza” është edhe koncesioni i këtij aeroporti.

Ministri Poçi sot në analizën e punës 6 mujore tha se për kontrollin e trafikut ajror është nënshkruar dhe ka filluar të zbatohet kontrata me kompaninë L.Martin për një investim që i kalon 30 milionë dollarë. Po ashtu ministri Poçi ka folur edhe për projektin e koncesionit të aeroportit.

Spartak Poçi: Për dhënien me koncesion të aeroportit ndërkombëtarë të Rinasit është ecur mirë me procedurat e garës dhe pritet që muajt në vijim të arrihet përzgjedhja dhe nënshkrimi i kontratës së koncesionit me kompanitë fituese. Duhet thënë se për të dyja këto projekte është punuar mirë.

Në periudhën janar qershor 2003, në këtë aeroport u bë zgjerimi i zonës së nisjes së pasagjerëve,  rikonstruksioni i sallës së pritjes për personat vip si edhe vendosja e sistemit të kamerave për rritjen e masave të sigurisë./tvklan.al