“Të shkojmë drejt të katërtës”, është titulli kryesor i sportives spanjolle “Marca”.
“Sillni futbollin në shtëpi” shkruan gazeta angleze “Sunday Express”, duke përdour shprehjen e njohur në këtë vend që e cilëson si një lojë të tijën. Në këtë mënyrë mediat në Spanjë dhe Angli po përpiqen të motivojnë futbollistët e tyre.
“E ardhmja është e jona” lexohet në titullin e faqes së parë të “AS”, duke vendosur në foto edhe Nico Williams dhe Lamine Yamal, dy talentet e përfaqësueses iberike. Në faqet e tjera të gazetave angleze tregohet besim se kjo përfaqësuese mund t’ia arrijë të realizojë këtë ëndërr. Spanja trofeun e fundit e mori vitin e kaluar, atë të Ligës së Kombeve, ndërsa Anglia të vetmin e ka në 1966, në Botërorin që siguroi kur kampionati u zhvillua në këtë vend.
Tv Klan