Një nga temat kryesore të diskutuara tek përfaqësuesja spanjolle është kapiteni Morata. Përveçse ka shënuar vetëm një gol në ndeshjen hapëse ndaj Kroacisë, Morata ka dhënë dhe një intervistë ku ka thënë nuk ndihet i vlerësuar në atdheun e tij.

Gjatë emisionit “Kampionët” në Tv Klan trajneri i futbollit Alban Bushi tha se nuk ka shumë besim tek kapiteni i La Roja, Alvaro Morata. Sipas Bushit sulmuesi shtatlartë nuk ka bindur gjatë karrierës së tij dhe nuk ka arritur të bëjë “hapin” e madh dhe të jetë një sulmues i klasit më të lartë.

Bushi: Fati nuk ndihmon me të mirët në një ndeshje. NË vazhdimësi po, fati të ndihmon, por jo  në një ndeshje. Kjo është një finale dhe normalisht Anglia do të përgatitet mirë. Spanja duhet të djersijë shumë për të fituar ndaj Anglisë. Kapiteni Morata nuk ka bërë shumë emër në futbollin evropian, nuk ka qenë asnjëherë ai sulmues që trajnerët e donin medoemos. Tek Spanja është më kërkues pasi ndoshta ka shumë kohë me ata . Nuk kam shumë besim tek Morata, më shumë besoj tek Yamal dhe Williams. Morata ka luajtur mirë por pavarësisht se ka ndërruar shumë ekipe të mëdha nuk ka pasur një pozicion të lakmueshëm. Ka qenë gjithnjë mbi nivelin mesatar.  

/tvklan.al