Finlanda mbështet Shqipërinë në procesin e liberalizimit të vizave dhe atë të integrimit Evropian.
Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, gjatë një takimi në Finlandë me homologun e tij Aleksandër Stubb, e informoi atë mbi progresin e bërë nga Shqipëria në plotësimin e detyrimeve për heqjen e vizave, e njëkohësisht edhe në plotësimin e pyetësorit për arritjen e statusit të vendit kandidat të BE-së. Në këtë kuadër z.Stubb vlerësoi hapat përpara dhe progresin e arritur.
Aleksandër Stubb: “Ne jemi mbështetës të fortë të procesit të zgjerimit. Mendojmë se është shumë e rëndësishme që ky proces të vazhdojë. Shqipëria është në fazën e dhënies së përgjigjeve të pyetësorit të KE-së. U fokusuam në mënyrë të veçantë në procesin e liberalizimit të vizave. Mendoj së gjërat po ecin në drejtimin e duhur. Shqipëria është një histori suksesi. Z.Meta përmendi faktin se para 20 vitesh Shqipëria ishte totalisht e izoluar dhe se tani ajo ka një perspektivë të qartë për anëtarësim në BE. Nuk mund t’i rezistoj tundimit për t’ju treguar një anekdotë: Karl Bild, kur ishte kryeministër në 1991, mbaj mend që kur u pyet mbi anëtarësimin e mundshëm të Suedisë dhe Finlandës në NATO, u përgjigj: “Nuk e di, por një gjë është e sigurt që anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës do të ndodhë përpara Shqipërisë. Dhe ja ku jemi sot pra, përkrah Shqipërisë një natare e NATO-s.”
Ilir Meta: “Ne shpresojmë dhe morëm gjithashtu mbështetjen e Finlandës në procesin e liberalizimit të vizave, për progresin e mëtejshëm që synojnë ta arrijmë marrëdhëniet me BE-në, pasi shumë shpejt do ti dorëzojmë Komisionit Evropian përgjigjet e pyetësorit”.
Në takim u trajtuan gjithashtu dhe çështje të bashkëpunimit dypalësh, sidomos ai ekonomik dhe tregtar, energjetik, turizmit etej. Një tjetër temë ishte dhe situata në Ballkanin Perëndimor, ku shefi finlandez i diplomacisë vlerësoi rolin tepër konstruktiv të Shqipërisë në rajon./tvklan.al
Gazetare: Bora Sadriaj