Cristian Shpendi i ka mahnitur të gjithë këtë sezon, me paraqitjet e treguara në Serie B, me fanellën e Cesena-s.

Sulmuesi shqiptar, ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha dhe një ndër to është Fiorentina. Sipas “Corriere dello Sport”, klubi i Serisë A, e ka Shpendin në krye të listës për ta afruar në merkaton e verës.

Madje, te Fiorentina kanë gati edhe strategjinë për të mbyllur akordin. Drejtuesit kanë menduar ta blejnë kartonin e Shpendit në merkaton e janarit dhe ta lënë në huazim te Cesena deri në fund të sezonit dhe në verë të bashkohet me Fiorentinën.

Cesena kërkon të paktën 15 milionë euro për kartonin e 21-vjeçarit shqiptar, ndërsa në garë për shërbimet e tij janë edhe Napoli, Atalanta dhe Torino. /tvklan.al