Fjalimi i radhës i Sali Berishës nga dritarja e banesës nuk i ngjau shumë fjalimeve të tjera. Fitorja e vulës së Partisë Demokratike, sipas kryedemokratit shënoi një nga ngjarjet më të rëndësishme historike.
Sali Berisha: Sot gjyqtare guximtare kryen aktin më të madh të trimërisë; ato guxuan dhe thanë të vërtetën. Xhorxh Oruell thotë se: “Të thuash të vërtetën në një kohë mashtrimi, është një akt revolucionar”.
Lideri i opozitës, Sali Berisha vlerësoi guximin dhe integritetin e tre gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit, të cilat vendosën që vula dhe logo të rikthehen në Partinë Demokratike.
Sali Berisha: Edi Rama sonte flet me vete, nuk fle. Prandaj betejat më të nxehta, ne i kemi para. Dhe sot mesazhi më i rëndësishëm që duhet dhënë dhe që duhet të japim çdo ditë është vetëm një: bashkim, bashkim, bashkim!
Ndër të tjera, sipas Berishës ky vendim i Apelit, parandaloi kapjen e pluralizmit.
Klan News