Në Kategorinë e Parë, u luajtën tre ndeshjet e para për javën e 21.

Pogradeci triumfoi minimalisht ndaj Korabit, falë një goli të shënuar nga Vangjel Zguro. Sukses i rëndësishëm për liqenorët, që ngjiten në vendin e pestë me 30 pikë.

Kastrioti në të njëjtën kuotë pikësh, ka zbritur në vendin e gjashtë. Krutanët nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 ndaj Valbonës.

Barazim zhgënjyes edhe për Apoloninë, që u ndal pa gola nga Erzeni. Fierakët mbajnë vendin e shtatë me 27 pikë, ndërsa shijakasit renditen të fundit me vetëm 8 pikë të grumbulluara. /tvklan.al