Milani fitoi të dielën përballë Sassuolos në një ndeshje të vështirë, por që treguan karakterin e një “djalli” të vërtetë. Dy gola, një nga Leao dhe një nga Saelemakers i dhanë fitoren kuqezinjve.

Por mbi të gjitha, kjo ndeshje ka hyrë në librat e historisë. Portugezi Rafael Leao shënoi golin e parë të sfidës pas 6 sekondash e 76 të qintat duke u bërë goli më i shpejtë në historinë e Seria A.

Pas ndeshjes në kampin kuqezi ka shpërthyer festa. Në videot e shpërndara nga rrjetet sociale, duket qartë atmosfera e lartë e futbollistëve të Milanit. Teksa ktheheshin me autobus drejt Milanos, mes tyre ka filluar muzika.

Mes më të zhurmshmëve ishte francezi Theo Hernandez, i cili nuk ka ngurruar të ngacmojë edhe trajnerin Stefano Pioli.

“Pioli is on fire”, ka kënduar ai dhe refrenit të këngës i janë bashkëngjitur edhe futbollistët e tjerë duke krijuar një situatë humoristike mes grupit./tvklan.al