Mbrëmë qyteti i Durrësit kaloi një mbasdite tepër argëtuese nën shoqërinë e spektaklit, “Akademia e Yjeve”.
Mijëra spektatorë të mbledhur në sheshin “Taulantia” ndoqën për herë të parë nga afër artistët më të mirë, finalistë të spektaklit të Televizionit Klan, Akademia e Yjeve.
Irisi, Kristi, Jurgena, Ana, Graciano, Rina, Anxhi, Xhuli interpretuan në live jo vetëm për artdashësit durrsakë, por dhe për mijëra turistë të ardhur nga qytetet e Shqipërisë dhe Kosova e Maqedonia.
Të ftuar në këtë spektakël ishin edhe disa nga finalistët e edicionit të kaluar si Saimiri, Venera dhe Klevisi.
“Shumë i bukur. E kemi ndjekur edhe në televizor dhe i urojmë suksese akoma më tej këtyre fëmijëve. Janë të shkëlqyer”.
“Shumë mbresëlënës”.
“Shpresojmë që në të ardhmen të jenë akoma në skenat tona. Do jenë talente të vërteta.”
“Shumë këndshëm jemi duke u ndjerë. Jemi turistë nga Kosova. Po kënaqemi me koncertin e sotëm”.
Për tre orë me radhë fituesit e Akademisë së Yjeve me një repertor për të gjithë grupmoshat duke filluar nga muzika folklorike tradicionale shqiptare dhe ritmet më moderne të kohës interpretuan si artistë të vërtet në koncertin e parë të turneut të tyre duke befasuar jo vetëm publikun, por dhe pedagogët dhe producenten, të cilët këtë radhë nuk ishin me ta në skenë, por ndihmonin në backstage.
Nesër mbrëma artistët e Akademisë së Yjeve do të kenë koncertin e dytë në orën 21:00 në qytetin e Pogradecit për të vijuar më tej në qytetet e tjera të vendit.
Akademia e Yjeve Open Air, fituesit e tre edicioneve në një program veror për të gjithë grupmoshat.
Më 13 Korrik në qytetin e Pogradecit. Më 15 në qytetin e Korçës. Akademia e Yjeve Open Air./tvklan.al