Klubet e Kategorisë së Parë, kryesisht pretendentët, kanë nisur me përforcimet në merkaton e dimrit.
Pas Bruno Telushit, Flamurtari ka afruar një tjetër lojtar me emër. Bëhet fjalë për mbrojtësin Stivian Janku, i cili ka luajtur në Superligë me ekipe si Partizani, Bylis, Egnatia dhe Dinamo.
27-vjeçari vjen pas aventurës me Feronikelin në Kosovë në pjesën e parë të sezonit.
Afrim të rëndësishëm ka bërë edhe Vora. Kryesuesit kanë blerë mesfushorin Françesko Hasaj nga Kukësi.
Në njoftimin e verilindorëve thuhet se ata kanë mbajtur edhe përqindje kartoni në rast rishitje në të ardhmen. /tvklan.al