Konkurrentja e spektaklit Love Story në TV Klan, Flavia Harrizaj, ka folur pak më shumë për veten dhe pasionet e saj, teksa nuk kanë munguar komentet për Saimirin dhe vajzat e tjera të kastit.
Në një intervistë ekskluzive për programin “Daily Love Story”, bukuroshja nga Fieri ka rrëfyer se të hënën do ta surprizojë publikun, teksa shprehet se këtë herë nuk ka frikë nga eliminimi.
Më tej ajo ka treguar edhe për komentet e opinionet që ka marrë nga familja, miqtë dhe rrjetet sociale.
Je shumë e mirë pa make-up, të ka parë Saimiri kështu?
Po më pa këtë javë edhe ai më tha njësoj si ty që jam më e mirë natyrale.
Mund të na tregosh pak më shumë për veten?
Unë vij nga qyteti i Fierit, është viti i tretë që unë jetoj në Tiranë dhe jam marrë me modeling, me videoklipe. Në të njëjtën kohë studioj dhe jam në vitin e tretë për Financë.
Si ka qenë jeta jote sa i përket dashurisë para se të vije në Love Story?
Kam pasur lidhje, por jo se kanë qenë aq të forta saqë të kem ndjerë dashuri të vërtetë. Tani ndoshta ndodh këtu, ndoshta jo. Unë nuk kam për të hequr kurrë dorë derisa ta ndjej atë lloj dashuria dhe pse jo, shpresa vdes e fundit.
Mendoj se është një ndjenjë shumë e bukur, ndodh njëherë në jetë, por do luftoj ta provoj njëherë.
Mendon se është Saimiri i duhuri?
Në pamje të parë, i plotëson por nuk e di nga tipi sepse nuk e njoh akoma mirë ose ta kuptoj çfarë pëlqen, çfarë nuk pëlqen, sepse edhe në ato pak minuta muhabet që kemi bërë nuk mund ta kuptoj dot çfarë tipi është.
E ndjen veten gati për një lidhje kaq serioze sa ajo që mund të formosh me Saimirin?
Po, për lidhje po. Ndihem gati sepse lidhja ka ato etapat e veta, çdo gjë vjen gradualisht, nuk mund të heq unë dorë nga gjithçka për një person dhe të lë gjithçka tjetër. Nëse unë e kuptoj që ai person vërtet i’a vlen.
Nëse Saimiri të zgjedh ty dhe të thotë që të vish me mua në Gjermani dhe të punosh te bizneset e mia si financiere dhe lëre modelingut, çfarë do i thoje?
Më zure ngusht! Do ta mendoja por do mundohesha t’i mbushja mendjen që shiko se nuk ka ndonjë gjë të keqe. Me shumë mundësi 80% jo.
Ke ndjerë xhelozi nga vajzat e tjera?
I shikoj gjërat shumë sipërfaqësore. Unë nuk ja jap shansin që ato të ma shprehin. Unë vetëm veten time kam konkurrente. Nuk më lejon vetja të ndjej xhelozi apo konkurrencë.
Familja të ka mbështetur?
Po më mbështet gjithmonë, shikojnë intervistat çdo ditë.
Të hënë pritet një surprizë mes teje dhe Saimirit, do na surprizosh këtë herë?
Besoj se po, por është enigmë deri të hënën. Por ishte takim vërtetë i bukur.
E ke frikën e eliminimit?
Jo, kësaj radhe jo.
Daily Love Story transmetohet nga e marta në të premte në orën 18:20 livestream në Youtube në kanalin RTV Klan dhe në ekranin e televizionit Klan Plus! /tvklan.al