Ambasadori amerikan, Donald Lu, thotë se ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka një hetim penal. Por nëse është kështu, avokati i ish-kreut të Prokurorisë thotë se ai është antiligjor. Që hetimi të ketë vlerë ligjore, Sokol Hazizaj thotë se ai duhet të ishte vënë në dijeni.
“Sa kohë që në cilësinë e mbrojtësit ligjor, nuk kam marrë informacion për nisjen e një procedimi penal, ose hetimi, ndaj shtetasit Adritatik Llalla, nuk mund të them që ka nisur procedimi penal. Kjo është rruga ligjore dhe çdolloj dyshimi mbi këtë, e çon procesin në parregullsi”.
c
Vetë ish-Kryeprokurori reagoi pas deklaratave të Ambasadorit Lu, i cili tha se po hetohej si një zyrtar i korruptuar, duke i përgënjeshtruar akuzat e tij, duke i quajtur ato të pabaza e tinëzare dhe duke thënë se Lu po sillej si prokuror e gjykatës, në shkelje të ligjit.
Llalla e Lu janë përfshirë prej kohësh në akuza personale, ndërsa përkundër deklaratave të tyre, Prokuroria e Durrësit ka njoftuar se ndaj ish-kreut të akuzës shqiptare ka nisur një hetim që në datën 15 Mars, për 4 vepra penale, si shpërdorim detyre, pastrim parash, mosdeklarim i parave në kufi dhe fshehje pasurie.
Tv Klan