Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick foli në konferencë për shtyp, në prag të sfidës me Atalantën në raundin e tetë të Ligës së Kampioneve.

Flick deklaroi se italianët janë kundërshtar i vështirë, ndërsa deklaroi se synimi është ta mbyllin në vendin e dytë.

Tekniku katalanas deklaroi se zgjedh fitimin e titullit kampion në Spanjë para Ligës së Kampioneve.

“Italianët mbrojnë mirë dhe për këtë arsye është e vështirë të luash ndaj tyre. Atalanta ka një stil unik. Ata luajnë shumë mirë në një kundër një, mbajnë topin dhe janë të shpejtë në kundërsulme. Objektivi ynë është të përfundojmë të dytët në renditje, ndonëse e pranoj që fitimi i titullit kampion është më i rëndësishëm për mua.

Kam respekt të madh për Gasperinin dhe për atë që ai ka bërë tek Atalanta, në nivel kombëtar dhe europian. Mungesa e Lookman është e rëndësishme për Atalantën, por nuk mendoj se do të peshojë në lojë.

Gasperini e njeh shumë mirë ekipin e tij dhe do të përpiqet të bëjë lojën e tij. Vendimi për zgjedhjen e portierit është shumë i vështirë, sepse të dy janë në formë të shkëlqyer. Për momentin kam zgjedhur Szczesny. Me të kemi folur edhe për Atalantën”, u shpreh Flick.

/tvklan.al