Barcelona po përballet me dëmtime të shumta në këtë fillim sezoni. I fundit që iu shtua listës së infermierisë, është fantazisti Fermin Lopez.

Lojtari ndjeu dhimbje në këmbën e tij të djathtë dhe do të jetë jashtë për të paktën 3 javë. Duke folur për këtë, trajneri i katalanasve, Hansi Flick, deklaroi se ndihet fajtor për dëmtimin e Fermin Lopez.

“Është gjynah sepse luajti në dy gara këtë verë, në Europian dhe në Olimpiadë. Ndihem pak fajtor për këtë, duhet të kisha folur me trajnerin e U-21. Nuk e them këtë për të justifikuar, por ndihem fajtor për situatën e tij, sepse ky është lojtari që na duhet tani”, tha trajneri gjerman.

Fermin Lopez ka luajtur 3 ndeshje me Barcelonën për këtë sezon dhe e fundit ishte me 31 gusht, ndaj skuadrës së Valladolid. /tvklan.al