Ndërsa në studion e “Shije Shtëpie” në Tv Klan, ‘ziente’ debati për limitin e një flirti dhe si ndodh ai, në këndin e studios po ndodhte një i tillë. “Mua më pëlqejnë sytë e tu dhe të shikoj, nuk e ndaloj dot”, iu shpreh Ledia Fazlli Ditmar Bicajt duke qeshur më pas të dy. Ky moment nuk i shpëtoi Katerina Trungut që fokusoi vëmendjen tek ata, duke e përdorur si një demonstrim të këndshëm për flirtin edhe kur je në një marrëdhënie.

Katerina Trungu: Si ishte puna me sytë?

Ledia Fazlli: Jo, asgjë.

Katerina Trungu: Jo, ishte batutë shumë e këndshme për ta kuptuar pra se ti thua i ke sytë e bukur dhe unë dua t’i shoh.

Ledia Fazlli: Nëse unë do të shikoja sytë e Ditmarit që i ka të bukur tani, le të fokusohet kamera dhe të shikojë që ky i ka sytë e bukur dhe nëse unë do ta shikoja diku…/tvklan.al