Boksieri shqiptar do të duelojë me britanikun Chris Kongo
Florian Marku do të përballet sot në mbrëmje në një duel prej 10 raundesh me britanikun Chris Kongo, një eveniment që do të transmetohet direkt në Klan Plus.
Boksieri shqiptar kthehet në ring për herë të parë prej 2 Shtatorit të vitit të kaluar. Sfida mes tyre nisi që në momentet e peshimit ku për t’i ndarë ndërhynë forcat e sigurisë.
Florian Marku dha mesazhin e tij para përballjes që do të mbahet në Londër ku nuk do të mungojë mbështetja e tifozëve shqiptarë.
“Të gjithë ata kundërshtarë të cilët nuk më respektojnë do ta paguajnë. Ky djalosh do të dridhet në ring, pasi është një frikacak. Do t’ia tregoj unë kush jam”.
Ky do të jetë dueli i 15 në ringun profesionist për Florian Markun ku nuk njeh ende humbje.
Sfida mes Markut dhe Kongos do të jetë pjesë e një eventi që do të nisë prej orës 19:00.
Tv Klan