Fundjavat në muajin Gusht janë gjithnjë një torturë e vërtet për emigrantët shqiptarë që dalin dhe hyjnë në kufirin tonë jugor me Greqinë.

Në Kakavijë sot janë krijuar radhë të gjata me emigrantë në territorin grek, të cilët po kthehen në shtëpitë e tyre për të kaluar pushimet.

Autoritetet greke kanë shtuar procedurat e kontrollit dhe të regjistrimit të dokumenteve, çka ka çuar në radhë të gjata, të cilat arrinin deri në 6 kilometra gjatë gjithë natës së mbrëmshme.

Ndërkohë nga ana e palës shqiptare janë marrë të gjitha masat për të mos krijuar vonesa.

Sipas statistikave zyrtare në 12 orët e fundit në këtë doganë kanë kaluar më shumë se 7 mijë persona./tvklan.al