Dorina Muhaj, gazetare e Tv Klan: Pazari karakteristik i qytetit të Gjirokastrës vazhdon të mbetet një nga destinacionet e preferuara për turistët e huaj dhe ata vendas të cilët zgjedhin si destinacionin e tyre turistik qytetin e Gjirokastrës.
Spanjollët janë ata të cilët kryesojnë listën mes turistëve nga shumë shtete të tjera që vizitojnë qytetin e gurtë.
Numri i lartë i vizitorëve ka çuar në shtimin e strukturave akomoduese hotele e bujtinave, jo vetëm në qendrën historike, por edhe në lagje të ndryshme të qytetit dhe zonat përreth saj.
Për kryebashkiakun e Gjirokastrës, Flamur Golemin, ky qytet tashmë nuk ka një fillim apo mbarim të sezonit turistik.
Flamur Golemi: Nëse 2023 u mbyll me 300 mijë turistë, ky vit do të jetë mes shifrave 400 mijë deri në 500 mijë turistë. Duhet të përgatitemi për të ruajtur atë standard në shërbime që kemi krijuar.
Turistet zgjedhin të vizitojnë jo vetëm qendrën historike, por edhe objektet kulturore.
Irvin Breshani, udhërrëfyes turistik: Obelsiku është kthyer në një pikë e kërkuar nga turistët, sepse ngjan si një monument historik dhe duhet patjetër t’i jepet një rëndësi për këtë gjë.
Maksim Hoxha, Kryetari i Dhomes se Tregetise, Gjirokaster: Kërkesa është e lartë megjithatë edhe numri i shtretërve apo strukturave akomoduese të vogla, të mesme apo më të mëdha sapo vjen e shtohen.
Turistja: Gjëja e parë që dua të shoh është kultura. Këtu arkitektura është shumë ndryshe.
Në kalendarin e këtij viti nga Bashkia Gjirokastër është programuar zhvillimi i panaireve, koncerteve, ekspozitave, shfaqjen e filmave, me synim që pjesëmarrës të jenë edhe turistët duke u kthyer në pika që pasurojnë guidën turistike dhe rritin kohëqëndrimin e vizitorëve në qytet dhe fshatra.
Gjirokastra u përfshirë në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s në vitin 2005.
Tv Klan