Numri i makinave është shtuar shtuar në rrugët e Vlorës si pasojë e fluksit të emigrantëve të cilët kthehen në atdhe për të kaluar natën e ndërrimit të viteve.
Trafik më të rënduar ka në rrugët kryesore të qytetit bregdetar si në Transballkanike dhe në Lungomare.
Kjo situatë ka bërë që edhe policia të jetë në gatishmëri për të menaxhuar trafikun.
Megjithatë, pavarësisht fluksit gjatë këtyre ditëve nuk janë shënuar incidente.
Kjo gjendje është krijuar edhe për shkak të shtimit të ardhjeve nga Porti i Vlorës.
Vetëm këtë të shtunë kanë ardhur nga Italia 543 pasagjerë, ndërsa gjatë gjithë muajit Dhjetor kanë hyrë në Shqipëri 5470 persona.
Klan News