Prej gjashtë vitesh në fshatin Baldushkut të Tiranës është ngritur tregu i shitjes së gjelave të detit.

Këto shpendë mbarështohen prej dekadash në Baldushk duke e bërë të njohur këtë zonë për cilësinë e pulave dhe gjelave të detit.

Por këtë vit fermerët shprehen të pakënaqur nga shitjet. Sipas tyre, mundi për të rritur pulat dhe gjelat e detit është i madh. 

Arbri, edhe pse i vogël në moshë, qëndron në tregun e shitjes së gjelave në Baldushk, duke ndihmuar familjen e tij, dhe tregon se ecurinë më të mirë të shitjes e kanë pulat, edhe pse ato kanë çmim më të lartë se sa gjelat.

Higjiena dhe cilësia në këtë treg kontrollohet nga shërbimi veteriner, dhe sipas tyre këto produkte janë të pajisura me certifikatë.

Tregu i Baldushkut do të jetë i hapur deri më 31 Dhjetor. Çdokush që nuk e ka blere ende gjelin mund të drejtohet për në këtë fshat, pasi e kanë cilësinë e garantuar.

Çmimet për gjelin është deri në 1 mijë lekë/kg, ndërsa për pulat 1200 lekë për kilogram.

Klan News