Flutura Açka duke nisur nga kjo e enjte është deputete e pavarur. Përmes një letre drejtuar kryeparlamentares Lindita Nikolla, ajo njofton largimin nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.
Këtë ajo e cilëson si një shenjë proteste dhe pakënaqësie sa i përket mënyrës si opozita po zhvillon veprimtarinë e saj.
Ajo ka pasur akuza për pazare mes PD dhe mazhorancës, gjë që nuk mund ta pranojë dhe është larguar.
Açka është larguar jo vetëm nga grupi parlamentar i PD-së, por edhe nga drejtimi i Komisionit të Edukimit dhe Mjetet e Informimit Publik, post që e mori pasi u emërua nga Lulzim Basha.
Në vend të saj, PD ka propozuar që të vendosë Ina Zhupën, një deputete me të cilën Açka ka pasur shpesh debate dhe akuza të ndërsjella gjatë kohës së përçarjes së PD.
Bashkë me Açkën nga grupi parlamentar i PD është larguar edhe Arbi Agalliu./tvklan.al