Fondi Monetar Ndërkombëtar ka hartuar një listë me 22 shtete të varfra mes të cilave edhe Shqipëria , që rrezikojnë të goditën nga vala e tretë e krizës globale. Sipas organizatës, këto shtete do të kërkojnë 25 miliardë dollarë ndihma financiare këtë vit.
Duke bazuar mbi parashikimet të cilat flasin për vështirësi,shefi i FMN-së Domenic Kan, tha se paketa e ndihmës për këto shtete mund te arrije deri në 140 miliardë $. Mes vendeve të cilat janë renditur në të njëjtën listë me Shqipërinë janë edhe Zambia, Vietnam, Angola, Ghana, Burundi, Liberia, Nigeria, Mongolia, Moldova, etj.
Ndërkaq, Fondi po u bën thirrje vendeve donatore të mos ndërpresin mbështetjen ndaj tyre. Në një raport të ri thuhet se vendet e varfra janë më shumë të ekspozuara ndaj krizës, pasi janë me shume të integruara në ekonominë botërore. Ato do të ndiejnë në masë të madhe impaktin në rënien e tregtisë, të investimeve të huaja dhe të remitancave./tvklan.al
Gazetare: Bora Sadriaj