NBG, mbështetje kredisë për shtëpi

Bankat tregtare në vend vazhdojnë të kreditojnë ekonominë. Drejtori i rrjetit dhe i produkteve individuale i Bankës Kombëtare të Greqisë Ioannis Apostolopoulos, konfirmon mbështetjen me hua si për individët ashtu edhe për biznesin vendas.  Apostolopoulos shton se efektet e krizës financiare janë përballuar me sukses nga bankat që operojnë në Shqipëri.

Ioannis Apostolopoulos: “Ne jemi këtu për të mbështetur tregun shqiptar që kanë nevojë për financime, në mënyrë që të vijohet më rritjen ekonomike. Ne nuk kemi ndalur kurrë dhënien e kredisë, madje dhe në periudhën më të vështirë të krizës. Ne po vazhdojmë me këto operacione. Kriza ndërkombëtare nuk ka influencuar shumë në tregun vendas. Unë mendoj se të gjithë ne ja kemi dalë me sukses si bankat ashtu dhe qeveria. Besoj se viti i ardhshëm do të  jetë akoma dhe më i mirë për sa i takon kredi dhënies, duke rritur nivelin  e ofertës së parasë në sistem”.

Banka Kombëtare e Greqisë aktualisht po i kushton një vëmendje të veçantë kredisë për shtëpi. Sipas Bankës së Shqipërisë kredia për shtëpi rritet me 5% çdo vit, megjithatë kriteret dhe interesat e aplikuara vitin e fundit nga bankat në vend, e kanë mbajtur ne distancë konsumatorin shqiptar.

Banka Kombëtare e Greqisë bëhet kështu  një ndër të parat, që nëpërmjet ofertave po kontribon në rritjen e këtij tregu pas një periudhe të vështirë./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro