Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Emigrimi i trurit në vendin tonë është kthyer tashmë në problem, për këtë arsye fondacioni SOROS, ka filluar një projekt të ri, për qeverisjen lokale, ku do të mbështeten me pagesë specialistët e rinj që kanë mbarur studimet universitare dhe pasuniversitare dhe që punojnë pranë bashkive kryesore.

Ky program është pjesë e strategjisë që fondacioni SOROS, ka për të parandaluar largimin e intelektualëve nga vendi. E gjithë mbështetja financiare që jepet nga SOROS-i është 560 mijë dollarë dhe do të zgjasë dy vjet. Ata që duan të përfshihen në këtë projekt duhet më parë të plotësojnë disa kritere, siç është nota mesatare e studimeve te kryera, ndërsa përparësi do të ketë në rastet kur specialistët kanë një kontratë pune dy vjeçare me bashkitë ose eksperiencë të ngjashme 3-4 vjet./tvklan.al